“Momenti më i keq i jetës”, partnerja e Ronaldos flet për humbjen e vogëlushit të tyre

Georgina Rodriguez është shprehur e trishtuar, ndërsa humbjen e njërit prej binjakëve të saj, e ka cilësuar si “momentin më të keq” të jetës.

Modelja 28-vjeçe dhe partneri i saj futbollist portugez,  Cristiano Ronaldo humbën djalin e tyre gjatë lindjes më 18 prill të këtij viti, por Georgina është shprehur gjithsesi është shprehur e lumtur që lindja e vajzës ka shkuar mirë.

“Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë kaq të shkurtër kohe. Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast”, ka thënë ajo në promon e sezonit të dytë të serisë së saj në Netflix, ‘I am Georgina’. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja”, ka shtuar Rodriguez.

Vajza e mbijetuar e Georginas quhet Bella Esmeralda, të cilën ajo e quajti “bekimi i vogël, e i madh” në një postim në rrjetet sociale kur vajza ishte gati katër muajsh.

Kujtojmë se dyshja e njohur Ronaldo dhe Rodriguez kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina.

Po ashtu, Georgina kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10 vjeçar.