Bukuroshja Kejvina Kthella kalon natën në prokurori , zbuloni arsyen

Zbulohen detaje të reja nga hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i plagosur Landi Muharremi dhe ndërroi jetë shoferi i tij, Andi Maloku.

Për këtë rast është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Kejvina Kthella, ish velinë e emisionit “Xing me Ermalin” e cila nga hetimet është zbuluar se kishte komunikime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Redjan Rrahja, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Mësohet se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

Ndërkohë që nga vetë modelja nuk ka patur deri më tani asnjë reagim lidhur me implikimin e saj në këtë ngjarje .