Mobilizohen 100 karabinierë-Prangosen 3 shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal në Itali

Mëngjesin e sotëm, policia italiane ka zhvilluar një operacion, që ka çuar në pranga 15 persona, mes tyre edhe tre shqiptarë.

Ky operacion mësohet se ka angazhuar 100 karabinierë të Bergamos, Milanos dhe Bolzanos, të cilët kanë qenë edhe nën mbështetjen e Policisë Kriminale Shqiptare  të aktivizuar nga Interpoli.

Një nga të pandehurit është arrestuar në provincën e Bolzanos, një tjetër pranë Sesto San Giovanni, teksa të tjerët janë pikasur në zonën e Bergamos së Poshtme.

Hetimet për këtë grup kriminal, kanë filluar që në Janar të vitit 2017, ky hetim ka pasur si qëllim që në pikënisjen e tij, goditjen e rrjeteve të tilla.

Ndërsa pas ndalimit të grupit kriminal, autoritetet vendase arritën që të sekuestronin rreth  24 kilogramë kokainë, gjysmë kile heroinë, 1 pistoletë dhe mbi 300 mijë euro para të gatshme./apel.media