Mjeku Kalo ngre shqetësimin për virozat dhe “linjën e dhenve”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me infeksionet e stinës, e veçanërisht për “linjën e dhenve”. Ai i ka kërkuar kolegëve të tij që të kenë kujdes me prononcimet e ty...
Mjeku Kalo ngre shqetësimin për virozat dhe “linjën e dhenve”
Foto: Mjeku Kalo ngre shqetësimin për virozat dhe “linjën e dhenve”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me infeksionet e stinës, e veçanërisht për “linjën e dhenve”.

Ai i ka kërkuar kolegëve të tij që të kenë kujdes me prononcimet e tyre në media lidhur me këto infeksione, por edhe lidhur me mesazhet që përçojnë lidhur me përdorimin e antibiotikëve.

Përmes një statusi në Facebook, Kalo shprehet se prononcimet e gabuara për “linjën e dhenve” dhe infeksioneve të tjera krijojnë “tollovi” në lidhje me origjinën virale të ktij infeksioni dhe ndërlikime të tij, ndaj sipas tij është me rëndësi të dihet se ka edhe mjekime specifike antivirale.

 Kalo gjithashtu shprehu revolt për “Gjithologët”, që nisën të “lulëzonin” që në kohën e pandemisë, që sipas tij është një sëmundje infective që po përhapet edhe më tej.

Statusi i plotë:

Në këto muaj INFEKSIONESH nga më të ndryshmet VIRALE në çdo moshë fëminore dhe jo vetëm, sidomos Virozat Stinore përfshirë edhe GRIPIN, “shtigjet për mbipërdorimet e Antibiotikëve” janë të shumta….Në këtë periudhë të vitit ka aty-këtu edhe raste të Variçelës në moshat parashkollore dhe në ato shkolloret….KUJDES kolegë të nderuar në prononcimet tuaja jo vetëm në lidhje me këtë infeksion, por edhe në lidhje me infeksionet e tjera virale të stinës….Përçimi nëpërmjet TV i mesazhit se: “Antibiotikët mundet të mos jenë të efektëshme në mjekimin e Variçelës (‘Lisë së dhënve’-TK)”, jo vetëm shpije ujë në këto “shtigje”, por krijon tollovi në lidhje me origjinën virale të këtij infeksioni e të ndërlikimeve të mundëshme të tij, kur për format e rënda e grupet e riskut për këto forma të infeksionit, ka edhe një mjekim specifik antiviral….Popullata në rradhë të parë duhet informuar në lidhje me kohën e heshtjes/inkubacionit të kësaj sëmundje, dhe sidomos për rreziqet e përhapjes së saj para (3-6 ditë) dhe pas shfaqjes së bashkësisë së katër elementëve të saj makul-papul-vezikul-krustë/koriçkë (14-15 ditë), për të ulur sa të jetë e mundur shkallën e përhapjes së saj në kolektivitetet parashkollore ose ato shkollore… NUK po na hiqet nga ekrani dukuria negative e vërejtur sidomos përgjatë Pandemisë së Covid-19, ajo e GJITHOLLOGJISË, “një sëmundje infektive” që rrezikon të përhapet edhe më tej….Together forever!!!