Mitsotakis takim online me Bashën. I kërkon mbrojtjen e të drejtave të minoritetit kombëtar grek

Kryetari I Pd-së Lulzim Basha ka zhvilluar pak minuta më parë një telekonferencë me Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Arsyeja se pse sot kjo telekonferencë nuk dihet tamam, kur vendi po kalon moment të vështira nga paqëndrueshmëria politike.

Por mendohet se është zhvilluar në kontekstin e kontakteve me partitë që i përkasin familjes se madhe te PPE.

Mësohet se Basha ka folur për situatën në Shqipëri, për sfidën e përballimit të pandemisë dhe perspektivat për rikthim në normalitet e rifillimin e sezonit turistik.

Mësohet se Basha ka shprehur shqetësimin për cilësinë e demokracisë dhe shtetin e se Drejtës në Shqipëri .

Në këtë telekonferencë ka qene edhe deputeti nga Serres dhe Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Demokracisë se Re, Tassos Haxhivasiliou.

Kryeministri Grek ka dëshmuar  interesin e Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit kombëtar grek ,si nje parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.