Mitrovicë/ Të shtëna me armë, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje dhe të shtënave me armë zjarri, të hënën në Mitrovicë.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në veri të Mitrovicës të hënën në orët e mbrëmjes, raporton Express.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit ku janë lënduar tre persona. Dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.