Vetëm një kg sallam me etiketë “mish viçi”, kushton 450 lekë, kur vetë mishi kushton 800 lekë. Jo vetëm që cilësia nuk është e garantuar por edhe në çmime luhet me shifra të frikshme.
Përveç prodhimeve të mishit, rekord thyejnë edhe frutat, sheqeri rus apo vaji bullgar. Çmimet mesa duket jan tepër të larta, përballë një cilësie të ulët.
Duket qartë që çmimet nuk janë në përputhje me cilësinë, bio-origjinalitetin, vlerën ushqyese e madje as me sigurinë e tyre.
Sipas të dhënave të konstatuara është zbuluar se në 85 produkte ushqimore që vijnë nga importi, me efekt konsum të përditshëm e masiv, çmimet e këtyre produkteve, rriten me falsifikim letrash në masën 5-7 herë, menjëherë pasi zhdoganohen e futen në Shqipëri, rritje që vazhdon nga distributorët e shumicës dhe tregtarët e pakicës me 8-11 herë.
Logjika ekonomike, thotë se çmimi i një produkti, pasqyron vlerën dhe cilësinë e tij. Mirëpo ky detyrim, nuk funksionon në tregun monopolist ushqimor në Shqipëri.
Drejtoria e Përgjithshme të Standardeve, Autoriteti i Konkurrencës dhe Ministria e Bujqësisë kanë hartuar për Këshillin e Europës në kuadër të testimit të tregut në BE dhe tregjeve jashtë unionit; një raport ku zbulojnë abuzimin e rëndë, që bëhet me çmimet në tregun ushqimor në Shqipëri.
Referuar dokumenteve para-hyrëse doganore e pas zhdoganimit, rezulton psh., se mishi frigoriferik i Brazilit, futet në Shqipëri me çmim 170 lekë/kg., por në Shqipëri, shitet me çmim 800 lekë/kg., madje si mish vendi i freskët.
Ndërkaq, mishi i pulës, ndër të konsumuarit, nuk mbetet mbrapa për skandal, aq më tepër që cilësia është shumë larg çmimit.
Pulat e therura kalojnë doganën me 65 lekë copa, por ato shiten me 280-320-480 lekë/kg./apel.media