Miratohet Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, rrëzohet ai për Becchettin

Kuvendi ka miratuar komisionin hetimor parlamentar për 25 prillin i kërkuar nga opozita. Ky komision u votua me 123 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

Ndërsa komisioni hetimor parlamentar për çështjen “Becchetti” ashtu siç ishte paralajmëruar nga maxhoranca, u rrëzua. Ky projektvendim mori 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.