Miratohet buxheti i Tiranës, Veliaj: “Është buxheti më i madh i miratuar në këto 100 vite…”

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin e Bashkisë për vitin 2020 ku për vitin e ardhshëm ka një rritje prej 11% krahasuar me vitin që po lëmë pas.

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se buxheti për vitin 2020, është buxheti më i madh i miratuar në 100 vjet histori të bashkisë së Tiranës.

Ai tha se viti 2020, do të jetë një vit i mbarë për Tiranën, me shumë punë dhe projekte të reja.

Gjithashtu premtoj se, vitin e ardhshëm në Tiranë do ketë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj./apel.media