“Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njeri-tjetrin”/ Rama: E zgjidhëm me një telefonatë çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri

Rama përmes një mesazhi në Twitter thekson se ka mjaftuar vetëm një telefonatë me kryeministrin ende në detyrë, Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri

REAGIMI
Dhe meqë ra fjala, më lejoni t’ju kujtoj të dashur miq bullgarë se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri! Miqtë e vërtetë nuk e dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin me të vërtetë me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!