Ministrja Manastirliu thirrje studentëve: Java e hapur e vaksinimit në universitete, mundësi për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka kujtuar studentëve që të vaksinohen, teksa kanë ngelur edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik.

Manastirliu shkruan se java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij

MESAZHI I MANASTIRLIUT
👩🏻🎓 👨🎓 Mjekët dhe vaksinatorët tanë janë në terren, në universitetet publike dhe jo publike, në dispozicion të studentëve pranë fakulteteve ku ata studiojnë, për t’u vaksinuar çdo ditë të kësaj jave, para nisjes së vitit të ri akadamik.
🗓 Java e hapur e vaksinimit në universitete është mundësia për çdo student për të mbrojtur shëndetin e tij, por është edhe përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, për të hyrë të sigurt në auditore.
#VAKSINOHU
#JetaJoteVLEN ♥️