Ministrja Manastirliu apelon: Nga dita e hënë, detyrimi për studentët dhe mësuesit me certifikatën e vaksinimit ose testin PCR

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur sot se në nismë të procesit mësimor, nga dita e hënë do të jetë e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit ose testi PCR për studentët dhe mësuesit në vend.

Ajo ka bërë sërish apel për vaksinimin e mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.

Postimi:

Një apel për mësuesit, pedagogët e studentët, të vaksinohen sa më parë. Nga e hëna hyn në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët e pavaksinuar.