Ministrja Kushi: “UMSH, vizionar në bashkëpunimin me universitetet e huaja”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ditën e sotme ka marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit për Vitin 2021 të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ndërsa ka përshëndetur studentët e diplomuar, prindërit e tyre, pedagogët dhe stafin drejtues të universitetit.

Fillimisht, Ministrja Kushi ka uruar përzemërsisht të gjithë studentët e pedagogët për punën, përkushtimin dhe gjithë sakrificat që sot kurorëzohen me këtë moment kaq të bukur e të paharrueshëm në jetën e tyre.


Duke iu drejtuar të rinjve, Ministrja Kushi thekson faktin se duke filluar që sot, njerëzit dhe shoqëria do t’i vleresojë ata jo thjesht nga kjo diplomë, por edhe nga cilësia e shërbimit të tyre, rezultatet e punës, etika, integriteti dhe aftësitë që kanë marrë në këtë universitet.