Ministrja Kushi e pranishme në ceremonin festive për ditën e Pavarsisë së Elbasanit

Elbasani feston ditën e pavarësisë pasi 109 vite më parë, Aqif Pashë Elbasani ngriti flamurin në këtë qytet. Ministrja Evis Kushi ishte e pranishme në një ceremoni festime të organizuar në Elbasan ku mori pjesë edhe drejtuesi i këtij qarku Damian Gjiknuri.

“Si sot, 109 vite më parë, Aqif Pashë Elbasani ngriti flamurin në Elbasan dhe i hapi rrugë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më të bukur e bënë këtë ditë nxënësit e mrekullueshëm të shkollave tona me koncertin dhe ekspozitën e pikturës organizuar nga ZVA Elbasan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Elbasanit”- shkruan ajo.

https://www.facebook.com/kushievis/videos/1786098618267253/