Ministrja Koçiu: Me buxhetin 2024 nis rinkonstruksioni total i Spitalit Rajonal të Korçës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Spitalin Rajonal të Korçës, ku është takuar me shefat e shërbimeve, mjekët dhe stafin e këtij spitali. Ministrja, gjatë bashkëbised...
Ministrja Koçiu: Me buxhetin 2024 nis rinkonstruksioni total i Spitalit Rajonal të Korçës
Foto: Ministrja Koçiu: Me buxhetin 2024 nis rinkonstruksioni total i Spitalit Rajonal të Korçës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi Spitalin Rajonal të Korçës, ku është takuar me shefat e shërbimeve, mjekët dhe stafin e këtij spitali.

Ministrja, gjatë bashkëbisedimit të saj me stafin, krahas opinioneve dhe sugjerimeve që mori nga stafi, dha edhe lajmin e mirë se struktura e Spitalit Rajonal të Korçës, i cili është një nga 12 spitalet rajonale, me buxhetin e vitit 2024 do të transformohet.

Koçiu theksoi se spitali do të marrë dhe vëmëndje të shtuar për të përmirësuar akoma më shumë cilësinë e shërbimit dhe për t’u dhënë mundësinë të gjithë personelit që punon aty për tu ndjerë më mirë.

Ky spital ka të plotësuara më së miri të gjitha specialitetet e nevojshme për shërbimet spitalore, falë stafit dhe pajisjeve bashkëkohore.

Mesazhi i Ministres ishte vendosmëria për të mbeshtetur çdo ditë mjekët dhe infermierët në punën e tyre, duke u dhënë atyre dinjitetin që meritojnë.