Ministrja Koçiu: Mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale janë kryer nga fillimi i vitit

Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga fillimi i vitit 2023 janë realizuar 46,574 ndërhyrje kirurgjikale. Nga këto ndërhyrje, 12,303 kanë qenë të një kom...

Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se nga fillimi i vitit 2023 janë realizuar 46,574 ndërhyrje kirurgjikale.

Nga këto ndërhyrje, 12,303 kanë qenë të një kompleksiteti të lartë, 17,117 të një kompleksiteti të mesëm dhe 17,154 të një kompleksiteti të ulët.

Koçiu nënvizon se me investimet në infrastrukturë dhe pajisjet mjekësore moderne, buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë mbulimin 100% të pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KOÇIU

Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.
Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit.