Ministrja Ibrahimaj: S&P konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “të qëndrueshme” për Shqipërinë

Në rishikimin më të fundit të saj (29 Korrik, 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjensia parashikon se rritja reale, pas një rikuperimi solid në vitin 2021, të ngadalësohet në vitin 2022, por të rimëkëmbet në vijim, kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë.

Agjensia vlerëson se, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi.

Për shkak të disa goditjesh të jashtme me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, agjensia pret që konsolidimi fiskal do të jetë disi më gradual. Agjensia vlerëson me rëndësi pritshmëritë që borxhi publik të stabilizohet dhe vijojë të ulet në vitet në vijim, duke pasur parasysh se autoritetet do të respektojnë rregullat e tyre fiskale siç përcaktohet nga Ligji Organik i Buxhetit. Këto rregulla fiskalë kërkojnë që qeveria të arrijë një bilanc primar pozitiv nga viti 2024 e në vijim dhe një raport borxhi ndaj PBB-së në rënie të vazhdueshme deri sa ai të arrijë dhe qëndrojë nën nivelin 45% të PBB.

Agjensia vëren se inflacioni në Shqipëri është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1999, duke arritur në 7.4% në qershor. Megjithatë, ai mbetet i ulët në krahasim me rajonin. Agjensia pret që inflacioni të mbetet i lartë, mesatarisht në 6.4% për 2022, por pret që më pas të kthehet gradualisht rreth nivelit të targetuar prej 3%, kjo si për shkak të shtrëngimit të politikës monetare ashtu edhe të presioneve të dobësuara të çmimeve nga jashtë. Ndërkohë, stabiliteti i fortë i lekut ka ulur presionet mbi financat publike dhe sistemin bankar.

Agjensia vlerëson se sektori bankar i Shqipërisë është likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë me probleme u reduktuan në 5.4% totalit të kredisë në maj 2022, krahasuar me një kulm prej gati 25% në vitin 2014. Në përgjithësi, rreziku i detyrimeve kontingjente të sistemit bankaar mbetet i ulët. Ndërkohë rezervat valutore të gjeneruara nga ekonomia dhe të akumuluara ndër vite nga banka qendrore përbëjnë një amortizues të rëndësishëm ndaj goditjeve të mundshme të jashtme.