Ministrja e re Evis Kushi publikon raportin e Bankës e Botërore për arsimin dhe falënderon paraardhëset e saj

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi, ka deklaruar se sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore për arsimin, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me përmirësim më të madh në këtë fushë.

“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim”, shkruan Kushi, ndërsa falenderon paraardhëset Lindita Nikolla e Besa Shahini.

“Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, përmbyll ajo.

Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim.

Gepostet von Evis Kushi am Freitag, 18. September 2020