Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastruktrës ujitësë dhe energjitike do rrisë prodhimin bujqësor

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  gjatë një vizite  në Konispol, u  shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugo...
Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastruktrës ujitësë dhe energjitike do rrisë prodhimin bujqësor
Foto: Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastruktrës ujitësë dhe energjitike do rrisë prodhimin bujqësor

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj,  gjatë një vizite  në Konispol, u  shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugore të vendit  është një premtim në zbatim që do të kontribuojë në rritjen cilësinë dhe prodhimin e produkteve bujqësore,  agrumeve dhe të mirëqënies në këtë zonë.

Ministrja Denaj shoqërohej nga Zv.ministri i MBZHR,  Dhimiter Kote dhe kryetari I Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule.

Gjatë takimeve me  fermerë të shumtë  të zonës dhe grumbullues të agrumeve, ministrja vlerësoi se rritja e cilësisë  së prodhimeve dhe certifikimi I tyre është mjaft I rëndësishëm për  të kapur tregjet elitare ndërkombetare.

 Ministrja Denaj theksoi si shumë të rëndësishme  Marrëveshjen me BB, e cila pritet të miratohet këtë jave,  dhe do të jetë një shtyllë e fortë  dhe për gjithë infrastrukturën e zonës.

“Për pjesën e bujqësisë kemi lajmin e dytë të mirë që nga projekti me Bankën Botërore, ju e dini që e gjithë ky sistem që ju përfitoni sot me zero kosto, falë një investimi të parë të qeverisë,  tani ne kemi hapin e dytë që ta çojmë gjithë këtë investim të  sistemit të ujitjes pa kosto  deri në fusha” tha Denaj.

Kryetari i Bashkisë së Konispolit,  Ergest  Dule,  u shpreh se shpërndarja e ujit për vaditje tani nga ai nivel që jemi drejtë fushës dhe parcelave, që do jetë një sistem nën presion, me saraçineskë, do të jetë shembull për bujqësinë shqiptare.

“Por përveçse ujitjes një lajm i mirë për zonën është edhe zgjidhja përfundimisht e problemit të mbartur tashmë prej vitesh për çështjen e  energjisë elektrike. Zona jonë prodhon ekonomi tashmë dhe nuk është konsumatore e thjeshtë familjare, ndaj dhe qeveria ka vendosur që t’a zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike duke ndërtuar një nënstacion elektrik, pikërisht në zonën tonë. Do shërbejë si unazë energjitike edhe për pjesën e Ksamilit, që është me linjën e vjetër dhe kjo do t’i jape zgjidhje përgjithmonë edhe këtij problem që ne na shqetëson. Projekti është dorëzuar në datën 20 nëntor, inxhinierët e OST-së dhe OSHEE-së kanë qenë në zonë. Tjetër investim që do të bëhet  nga OSHE-ja janë zonë janë edhe linjat e brendshme të fshatrave Mursi, Xarrë dhe Konispol”, tha Dule.

Marrëveshja e BB, një financimin, në shumën 64,6 milionë euro,  do të shkojë për projektin “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë” dhe ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të zinxhirëve prioritarë agroushqimorë, të vlerës nëpërmjet ndërhyrjeve në promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe aksesit në tregje, rritjen e përputhshmërisë me standardet e sigurisë e të cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo është në përputhje dhe në zbatim të programit politik të qeverisë shqiptare për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, ndërkohë  që është në koherencë me vizionin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) 2022–2030 në fushat e fokusit të integrimit evropian, rritjes dhe konkurrencës, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës.