Ministrja britanike takim në selinë blu, pritet nga Bardhi e Tabaku

Ministrja për Evropën të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton, po zhvillon një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ajo shoqërohej nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Një ditë më parë Wendy Morton pati një takim me homologen shqiptare Olta Xhaçka. Kjo e fundit bëri me dije se vitin e ardhshëm do të ngrihet Këshilli i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Tregtar mes dy vendeve.

Ndërsa ministrja Morton konfirmoi se Britania është një aleate dhe mike e fortë si për Shqipërinë ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor.

Morton: Është kënaqësi që jam në Tiranë. Është vizita ime e parë në Shqipëri, por jo në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi pasur një shkëmbim të mrekullueshëm dhe kemi mbuluar tematika të ndryshme në rrugën e Shqipërisë për Këshillin e Evropës. Më e rëndësishme është se si do mund të çojmë përpara marrëdhënien mes Britanisë dhe Shqipërisë. Partneriteti ynë konfirmon edhe angazhimin tonë ndaj një marrëdhënieje me Shqipërinë.  Mbretëria e bashkuar vazhdon të mbetet një mik dhe aleat i fortë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.