Ministrja britanike reagon pas takimit me Bashën: Një diskutim i frytshëm me kryetarin e Partisë Demokratike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën me sotme me ministren britanike Wendy Morton .

Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ministrja shprehet se fokusi i bisedës ishte politika në Shqipëri, ndërsa thekson se pati një diskutim të frytshëm më liderin e PD-së.

“Një diskutim i frytshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zëri i qytetarëve është i përfaqësuar”, shkruan në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.