Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat më të fundit, lidhur me situatën epidemiologjike në vend. MSHMS bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 278 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan. Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në nhjoftimin e MSHMS-së.
Statistika ( 27 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 278
Testime totale 2,008,580
Raste pozitive 332,216
Raste të shëruara 328,458
Raste Aktive 164
Humbje jete 3,594