Ministria e Shëndetësisë Kosovë njofton mbi situatën e COVID-19: 14 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,597.

Në total numri i rasteve aktive është 169.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357,980 doza të vaksinës, 109,233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.