Ministria e Brendshme jep  tenderin me vlerë 50 milion lekë, gruas së Agim Kajmakut

Ministria e Brendshme ka mbyllur garën për një tender në të cilin kanë kandiduar 4 kompani, mes tyre edhe “Kajmaku SHPK”, ndërsa është vendosur që fitues të jetë kjo e fundit.

Merita kajmaku, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Vorës, i cili është në arrati ka “përfituar” një tender me vlerën e 50 milion lekësh.

Bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e lulishteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Burime të sigurta bëjnë me dije se ky tender është dhenë kohën kur Kajmaku ishte në krye të Bashkisë së Vorës.

Ndërkohë Partia Demokratike ka reaguar duke thenë se : “Po plaçkitet buxheti i shtetit nën mbrojtjen e Edi Ramës”.Përmes sekretarit të saj, Gazment Bardh shprehet se ka kërkuar anullimin e këtij tenderi të cilin e quan kriminal.

Gjithashtu ai ka paraqitur foto tenderin që I është dhënë gruas së Agim Kajmakut si edhe ka paraqitur hapat që PD ka kërkuar të ndiqen, por qeveria i ka refuzuar.

Kujtojmë që Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./apel.media