Ministria e Arsimit mbylli aktivitetin e kopshtit, “Turgut Ozal” njofton konferencë për shtyp

Rrjeti i shkollave “Turgut Ozal” ka njoftuar një konferencë për mediat pas vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”.

“Turgut Ozal” në njoftimin e shpërndarë për mediat bën të ditur se takimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 në rrugën Bernardin Palja (ish-Qyteti Nxënesve). Takimi do të zhvillohet në kopshtin jopublik “Zubejde Hanim”.

Turgu Ozal shkruan se gjatë konferences gazetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje pasi drejtuesit do të jenë të gatshëm të përgjigjen.

NJOFTIMI:

“TURGUT OZAL EDUCATION SH.A.
Ftesë për konferencë shtypi. Të nderuar punonjës të medias,
Shoqëria Turgut Ozal Education sh.a. ju fton në konferencën për shtyp lidhur me urdhrin nr. 540, datë 15 shtator 2022 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbylljen e aktivitetit të kopshtit jopublik Zubejde Hanim.Gjatë konferencës pala përfaqësuese e shkollës do t’u përgjigjet pyetjeve të medias.
Data: 23 shtator 2022
Ora: 10:00
Vendi: Rr. Bernardin Palja (ish-Qyteti i Nxënesve), Njësia Bashkiake Nr.6, Kopshti Zubejde Hanim, Tiranë”, thuhet në njoftim.

Tre ditë më parë kopshti jopublik “Zübeyde Hanım”, i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy. Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.