Ministri kroat i Mbrojtjes përfshihet në një aksident, policia raporton një të vdekur

Ministri kroat i Mbrojtjes, Banoziç tesa po drejtonte automjetin e tij është përfshirë në një aksident. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ministri ka parakaluar një kamion në rrugë dhe është përplasur kokë me kokë me automjetin tjetër që po vinte përballë.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka lëndime në kokë, në gjoks dhe ka thyer këmbën.

Njoftimi i policisë kroate:

Sot në mëngjes në ora 06:15 është marrë njoftim për një aksident trafiku në rrugën shtetërore DC-55 në dalje nga Vinkovci në drejtim të Zhupanjës, në të cilin janë përfshirë një furgon dhe një veturë tjetër. Në komunikacion ka humbur jetën drejtuesi i furgonit. aksident, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër (zyrtar shtetëror), për shkak të lëndimeve të marra është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci.