Ministri Klosi largohet nga mbledhja/ Kryebashkiaku i Sarandës i kujton lejet mjedisore

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi është përplasur me kryetarin e bashkisë së Sarandës, i cili kërkoi ndërhyrje të menjëhershme pasi inertet po mbysin qytetin e tij.

Klosi ka kërkuar që ta shtyjnë diskutimin, pasi sipas tij Saranda problemin më të madh e ka në verë. Por, mesa duket ky propozim nuk e ka bindur kreun e bashkisë së qytetit bregdetar, duke e detyruar ministrin të lërë mbledhjen e këshillit konsultativ.

Ardian Gurma: Ne e kemi të pamundur që në vitin në vazhdim në vendgrumbullimin e Bulloderit, që nuk ka leje mjedisore të kemi grumbullim ose të çuarit e mbetjeve inerte që vijnë nga gërmimet. Në vazhdën e kësaj kisha propozimet që këto takimet me kryetarët e Bashkive të jenë të paktën në rang qarku edhe për specifikat që çdo rang paraqet. E kemi thënë edhe në mbledhjen e mëparshme, por duhet reflektuar.

Problemin e inerteve e ngriti dhe kryetarja e bashkisë Durrës, ndërsa kreu i bashkisë së Matit dha alarmin se një sëmundje po shkatërron pyjet me pishat.

Valbona Sako: Durrësi është një qytet që ka një problem të madh me menaxhimin e mbetjeve. Jemi në statusin e qytetit në emergjencë.

Blendi Klosi: Të gjithë strukturat mjedisore edhe të policimit mjedisor edhe të zbatimit të legjislacionit mjedisor në një betejë me biznesin e vogël, duke harruar biznesin e madh.

Reduktimi i lejeve mjedisore, ndalimi i qeseve plastike, menaxhimi i mbetjeve dhe ofrimi i shërbimeve online ishin pikat kryesore të diskutimit./apel.media