Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka takuar mesditën e sotme të ngarkuarin me Punë të bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.
Ata diskutuan për prioritetet kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në prag të Samitit të dhjetorit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bruksel, theksoi delegacioni i BE në rrjetet sociale.
Ministri Hasani konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të ruajtur integrimin në BE si një prioritet kryesor të qeverisë, në këtë moment kyç për zgjerimin e BE-së, thuhet më tej.