Ministri i Jashtëm hollandez: Nuk ka negociata për Shqipërinë nëqoftëse nuk lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ministri i Jashtëm hollandez, Stephanus Blok, ka deklaruar se Hollanda është e gatshme që të ndihmojë në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri por edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Para fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Ministri i Jashtëm i hollandez Stephanus Blok.

I pyetur në lidhje me arsyet se përse Hollanda së bashku me Francën dhe Danimarkën vendosën veton në hapjen e negociatave të pranimit në BE ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Blok deklaroi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të vërtetë për t’u anëtarësuar në BE.

Blok vlerësoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë me reformat e sundimit të ligjit duke shtuar se Hollanda është e gatshme të ndihmojë të dyja vendet në proceset e reformës.

“Këshilli Evropian do të kthehet në këtë çështje para Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të 2020-tës”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm holandez./apel.media