Milani do të vijojë stërvitjen në grup duke filluar nga e hëna

Milani mund të nisë stërvitjen në grupe që nga e hëna e ardhshme. Sipas agjencisë së lajme ANSA, të gjitha testet e kryera nga futbollistët kuqezinj për COVID-19 kanë dhënë rezultate negative.

Një lajm i mirë për “Djallin”, që tashmë mund t’i zhvillojë përgatitjet me organikë të plotë dhe në kushte normale.

Vetëm Kessie, i cili është ende në karantinë, do të mungojë. Deri në ditën e sotme, Milanellos i janë bashkuar edhe Stanga, Torrasi, Olzer, Tonin dhe Colombo, pesë emra nga skuadra e të rinjve, të cilët gjithashtu kanë rezultuar negativë.