Milan rikthehet te fitoret mposht 0-2 Verona-n

Në Itali Milan është rikthyer te fitoret pas barazimit me Udinese-n, pasi sot ka mposhtur 0-2 Verona-n. Në Bentegodi realizuan supergola Krunic në pjesën e parë dhe Dalot në të dytën. Me këtë fitore ‘djalli’ e çon diferencën në 3 pikë me Interin kryesues, por zikaltërit luajnë të hënën kundër Atalantaës ndeshjen e kësaj jave.

Më herët edhe Roma mori tre pikët falë një goli të realizuar nga Mancini kundër Genoa-s. Ky rezultat e ngjit të paktën përkohësisht në zonën Champions skuadrën e Fonsekës. Sakaq në Premier League Liverpool të zhgënjejë me ritëm të frikshëm. Kampionët në fuqi janë mposhtur 0-1 nga Fulham në Anfield. Një humbje që skuadrën e Klop e vendos seriozisht në pikëpyetje përsa i përket pjesmarrjes në Champions sezonin e ardhshëm. Aktualisht ‘the reds’ ndodhen katër pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Chelsea, por londinezët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar