Ju ka marrë malli të shikoni dhe një herë Mike Tyson në ekran? Çdokujt prej nesh i mungon kjo legjendë e boksit, një nga më të mirët e historisë.
Me rastin e festave të fundvitit, Tyson pritet të shfaqet sërish përpara ekranit, por jo duke grushtuar ndokënd në ring. 53-vjeçari do të marrë pjesë në një shfaqje komediane, ku pritet të jetë protagonisti kryesor.
Ky spektakël televiziv do të zhvillohet në teatrin Arie Crown i cili ndodhet në Chicago, më 29 dhe 30 Dhjetor.
Mesa duket, mosha e ka zbutur pak Tyson së fundmi, ku në vend që të thyej kockat e kundërshtarit në ring, preferon të bëjë njerëzit të kalojnë momente të këndshme dhe gazmore. /apel.media