Mike Pence: Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit

Ish Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë në kampin Ashraf 3, është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit.

“Është një privilegj të jemi këtu në shtëpinë e mijëra luftëtarëve të popullit të Iranit.
Kam udhëtuar mijëra milje pasi ndajmë një çështje të përbashkët, çlirimin e popullit të Iranit nga dekada tirani.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve, shumica keni kaluar situata të vështira, ju falënderoj për qendrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë pas detyrës së zv. presidentit, do të flas në emër të miliona amerikanëve jo qeverisë së SHBA, dhe populli amerikan janë me ju, ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit”, është shprehur ai.