Mete në Minestralin e Ministrave të Ekonomisë: Shqipëria ka mundësinë të hyjë në tregun me 450 milion konsumatorë

Ervin Mete, Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka marrë fjalën në tryezën e minestralit të Ministrave të Ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit. Mete në fjalën e tij ka vendosur theksin për bashkëpunimin rajonal dhe ka bërë thirrje për të dal nga tregu i brendshëm.

Mete në fjalën e tij tha se Shqipëria është ende larg për tu përfshirë në tregun e 450 milionë konsumatorëve, por nga ana tjetër ai tha se Shqipëria dhe rajoni ka burime të pa shfrytëzueshme.

“Të nderuar pjesëmarrës dëshiroj tju uroj pjesëmarrës në Tiranë. Unë sa kam nisur detyrën si ministër dhe është një privilegj që ta nis detyrën time në këtë tryezë të rëndësishme. Kjo është një tryezë e cila ndihmon procesin e qendrueshmërisë ekonomike në Ballkanin Perëndimor që ndihmon punësimin. Në ministralin e pasdites do të diskutojmë nevoja e përmirësimit dhe integrimin financiar. Tronditjete e jashtme kanë ngadalësuar bizneset dhe potencialin e tyre. Kur u miratua ky plan në vitin 2020, rritja e integrimit do të sillte një përqindje të lartë në rajon. Ky proces nuk u bë në përputhje me parashikimit, ta përdorim këtë tryezë si një nisje të mbarë. Përshpejtimi në politikat e BE që lindin nga traktattet e ndryshme do të rrisë investimet. Pasdite bashkë më ministrat do të diskutojmë mundësitë. Aktualisht me përputhja me tregun e tregtisë bëhen me anë të marrëveshjeve. Ne kemi më shumë pritëshmëri dhe për bizneset tona, ne kemi mundësi të hyjmë në një treg me 450 milionë konsumatorë.Shqipëria nuk është ende aty dhe jemi ende të përqëndruar në tregjet e brendshme. Inkurajimi do të na ndihmojë për të hyrë në këto tregje. Avantazhet janë më të mëdha se sa pengesat dhe kemi mundësi edhe më shumë për të rritur idetë tona. Kemi një ide me Bankën Botërore që të ulëm barrierat për mallrat në rajon. Dëshiroj të kërkoj nga vendet e rajonit që të na bashkohen. Ka disa iniciati si ajo e korsive blu dhe objektivat e gjelbër. Cilat janë shoqërit që përfitojnë nga këto diskutime? Jam i gatshëm të punojë në rajon për këtë çështje.”- përfundoi Mete në fjalën e tij.