Përtej konfliktit me OSCE-në, Presidenti i Shqipërisë del përtej vetvetes, duke e cilësuar “vagabond diplomat” ambasadorin Boschardt. Meta i ftuar në një emisjon mbremjeje vetëm pak minuta më parë, ka komentuar përtej etikës presidenciale, se do jetë i prerë me vagabondët diplomat, siç i quajti ai.
Statusi i plotë:
Do jem i qarte per cdo vagabond diplomat qe justifikon shkeljet e kushtetutes dhe te ligjit. Askush nuk mund ta vere ne diskutim autoritetin e Presidentit te Republikes. Tek Gjykata Kushtetuese une nuk bej shaka.
Në fakt mesditën e së Hënës, Meta lajmëroi përmes një shkrese zyrtare se kishte shpallur “non grata”, ambasadorin e OSCE, për gjestin e gishtit te mesit që iu tregoi protestuesve të Astirit, si shenjë fyerje ndaj shqiptarëve dhe lirisë së drejtave të njeriut. Ndërsa për populizëm, meqë imazhi i Metës kohët e fundit është shfaqur në rënie, ai deklaroi se nuk do tolerojë vagabondët diplomat, ndërsa akuza ka hedhur edhe tek diplomat të tjerë të BE në Tiranë.
Ende nuk ka reaguar zyrtarisht OSBE./apel.media