Meta thërret aleatët e Monikës, pas ngërçit me Kushtetuesen

Nesër në orën 09:00 në Presidencë Lulzim Basha do të takojë kreun e shtetit Ilir Meta, pas ftesës së këtij të fundit.  Lajmin e ka bërë të ditur Basha nga Lezha. “Ftesën e zotit Meta e kam pranuar dhe konfirmuar do të takohem nesër në orën 09:00. Kapja e institucioneve është plani i vetëm i kësaj qeverie prandaj duhet ndalur një orë e më parë. Dhe thirrja e shqiptarëve që dëgjuam dje në stadium duhet t’ja vëmë mirë veshin, është thirrja për ndryshim është thirrja për t’i dhënë fund krizës politike, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një  ditë” tha ai.

Ftesën Presidenti Ilir Meta për Bashën, Kryemadhin dhe aleatët e tjerë opozitarë e nisi dy ditë më parë dhe kërkoi që takimi të bëhej para datës 20 nëntor, ndërsa PD-ja e pranoi dje, duke u përgjigjur se nesër, pra të martën në orën 09:00 do të jetë në Presidencë. “Vendi është në një situatë dramatike dhe pasojat janë të paparashikueshme” shkruante Meta në letër.

Ditët e fundit, Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit pasditen e së mërkurës që lamë pas të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në ‘ngërç’ për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur./apel.media