Meta: “Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht”

Ilir Meta e cilësoi 2019-tën si vitin e zhgënjimeve. Ne emisionin “360 Gradë”, kreu i shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron gjithë sistemin në vend për të qenë protagonist, ndërsa sht...

Ilir Meta e cilësoi 2019-tën si vitin e zhgënjimeve.

Ne emisionin “360 Gradë”, kreu i shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron gjithë sistemin në vend për të qenë protagonist, ndërsa shtoi se tensioni në Shqipëri është i sponsorizuar për të defaktorizuar shtetin shqiptar.

Sipas tij, tensionet mes Tiranës dhe Prishtinës janë të provokuara qëllimisht.

“Tensioni nuk është i rastësishëm as në Shqipëri. Ndoshta pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar qëllimisht qëndron dëshira që të na paraqesin që shqiptarët nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi.

Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Tensioni qëndron tek arbitrariteti i një individi që ka rrëzuar një sistem të tërë në vend me mjaft sukses dhe të gjitha këto dështime kërkon t’i mbulojë duke krijuar edhe debate plotësisht të pa nevojshëm. Është një strategji për të mbijetuar pa rregulla loje përmes presioneve, kapjes së medias, linçimeve”, u shpreh Ilir Meta./old.apel.media