Meta takon Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Të qëndrojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme me paqe, shpresë dhe dashuri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim sot Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Ky takim është bërë në kuadër të diskutimit mbi situatën e pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kjo duke qenë se ky tërmet nuk ka sjellë veç dramë njerëzore dhe materiale, por dhe dramë psikologjike.

Meta  falënderoi Krerët e Bashkësive fetare për  gatishmërinë e tyre,  për t’u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira.

“Roli juaj për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është shumë i vyer. Situata tragjike dhe kjo krizë e rëndë humanitare për të gjithë shoqërinë tonë duhet të shërbejë si një moment jo vetëm reflektimi por edhe pajtimi për të qëndruar së bashku në ndërtimin e një të ardhme me paqe, shpresë e dashuri, si një fillim i ri që vendi të ri ngrihet, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht dhe psikologjikisht”, tha Presidentin e Republikës./apel.media