Meta nuk tërhiqet nga referendumi/ Zbret në shesh për të mos u larguar

Ilir  Meta  ka dalë në një konferencë për mediat, pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve. Ai u shpreh  se shumë shpejt shqiptarët do t’i drejtohen referendumit për të vendosur vetë.

“Populli shqiptar në Kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur referendumin në nenin 150. Si president i Republikës kam vendosur pas shumë përpjekjeve për të dialoguar dhe pas gjithë kësaj historie kukafshehti kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë popullit shqiptar referendumin. Dua t’i them të gjithë shqiptarëve që me këtë klasë politikë jeni të pashpresë. Ushtroni demokracinë direkte. Përndryshe këtu nuk do yë ketë më shqiptarë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas disa vitesh mos ia ndërrojmë emrin siç ia ndërruan stadiumin.” 

Ndër të tjera ai foli edhe për tubimin që ka lajmëruar në datë 8-dhjetor duke thënë se do të zbresë në shesh dhe nuk do të lëvizë që aty.

“Kam vendosur pas gjithë përpjekve të mia për të gjetur rrugën e dialogut të kësaj loje që i tmerron shqiptarët kam vendosur të zbresë në shesh dhe nuk do të ikë nga sheshi derisa t’i kthejme popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojë parlamentin të zbatojë këtë referendum. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të ushtroni demorkacinë përndryshe nuk do të ketë më shqiptarë, do të ketë vetëm emigrantë.

Kjo është e vetmja rrugë demokratike transparente që pas pak vitesh mos t’ja ndërrojnë emrin sic ja ndërruan emrin stadiumit “Qemal Stafa”, u shpreh Meta./ apel.media