Meta thërret referendum për atë që e quan “mbrojtje” e kushtetutës

Presidenti Meta gjatë konferencës për shtyp të lajmëruar më  herët pasi ka bërë një historik të shkurtër të Kushtetutës së Shqipërisë, domethënies dhe rëndësisë së saj ka thirrur referendumin.

Sipas Metës Kushtetuta e garanton këtë të drejtë dhe duhet të jenë qytetarët ata që do të vendosin nëse duan të qendrojnë në demokraci apo të kthehen në diktaturë.

Ndër të tjera Meta ka sulmuar edhe marrëveshjet politike të viteve 2008 dhe 2016 duke thënë se këto të fundit prekin vendimet e sovranit. / apel.media