“Meta dhe Berisha, një simpati që do të kthehet në aleancë”/ Arjan Çani: Kjo është loja e doktorit!

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Arjan Çani ka thënë se mes Berishës dhe Metës ka pasur gjithmonë simpati, e cila mund të rishfaqet dhe të kthehet në një aleancë midis tyre. “Meta me Beri...
“Meta dhe Berisha, një simpati që do të kthehet në  aleancë”/ Arjan Çani: Kjo është loja e doktorit!
Foto: “Meta dhe Berisha, një simpati që do të kthehet në aleancë”/ Arjan Çani: Kjo është loja e doktorit!

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Arjan Çani ka thënë se mes Berishës dhe Metës ka pasur gjithmonë simpati, e cila mund të rishfaqet dhe të kthehet në një aleancë midis tyre.

“Meta me Berishën kanë pasur një lloj simpatie gjithmonë. Kjo gjë edhe pritet. Po sa leverdi do të ketë? Është një gjë që duhet ngrohur. Ata nuk kanë arsye të prishen. Gjithçka mund të ndodhë në politikë. E mirëkuptoj Bashën që i bie Metës. Basha tani është që është keq, çfarë humbi? Më mirë ta shohin të vetmuar dhe ta mëshirojnë sesa me aleatë që nuk ka funksionuar.” – tha Çani.

Ndërsa akuzat që Basha ka shkëmbyer me Berishën ditët e fundit, Çani i sheh thjesht si fillimin e një procesi pastrimi.

Unë pres që Basha të shkojë edhe më larg. Edhe Berisha. Ata dinë gjëra për njëri tjetrin. Përderisa petët e byrekut u hapën, le të hapen deri në fund. Mendoj që sa më shumë të thuhen, aq më mirë është sepse pastrohet uji. Nuk është gjë e keqe kur në një moment të caktuar hapen barqet.

Mundësinë e hapjes së perspektivës për një lider të ri, pas “luftës” Basha-Berisha, Çani e cilëson joreale.

Doktori ose do shërbejë si buldozer për të hapur trasenë. Por doktori ose e merr vetë PD. Kjo është lojë e doktorit. Nuk shoh dikë tjetër.