Meta bën deklaratën e fortë: Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi!

Presidenti Meta, është i ftuar sot në emisionin “Zonë e lirë”, nga ku nuk nguroi të sulmonte kryeministrin Rama.

Ndër të tjera Meta theksoi se shteti është marrë peng nga një bandë, që kontrollohet nga Sorosi.
“Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se ku të shkojë. Në studio askush nuk thotë të vërtetën. Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik.

Rama është ai që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë mos shkoni tek presidenti, i bie që shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorët e kombit. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”, tha Meta.