Mesazhi që fshihej pas veshjes së Kancelares Merkel

Mëngjesin e sotëm, kancelarja Angela Merkel, ka mbërritur në Tiranë.

Politikania do të zhvillojë një vizitë zyrtare, në kuadër të një të ashtuquajturi turi “lamtumire” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“The Guardian” shkruante se nëse do të kuptosh se çfarë do të thotë kancelarja në takime apo konferenca, mjafton që të shohësh veshjen e saj.

Në këtë vizitë, Merkel kishte zgjedhur që të vishte një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë ngjyrë blu. “The Guardian” shkruante më herët se nëse do të kuptosh se çfarë do të thotë kancelarja në takime apo konferenca, mjafton që të shohësh veshjen e saj.

Duket se Merkel e ka veshjen si një kod për të treguar nëse do të flasë për tema serioze, tema paqësore apo do të japë ultimatume të prera. Po xhaketa blu e veshur ditën e sotme çfarë do të thotë?

Duket se në këtë vizitë, Merkel do të bisedojë për gjëra serioz, pasi kjo ngjyrë jep pikërisht këtë mesazh.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është vizita e fundit e Merkel në Ballkan, pasi në fund të shtatorit dorëzon detyrën si kancelare, pas 16 vitesh.