Mesazhi i fuqishëm i Ambasadës së SHBA/ “Lufta kundër korrupsionit është prioriteti ynë”

Lufta kundër korrupsionit është bërë qendra e mesazheve të forta që përcillen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas videos më të fundit që kanë publikuar, theksohet se Lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet i punës së tyre.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.”-thuhet në mesazh./apel.media