“Merrte ilaçe shumë të forta, kishte halucinacione”, ish-truproja e Britney Spears trondit me deklaratën

Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa ...
“Merrte ilaçe shumë të forta, kishte halucinacione”, ish-truproja e Britney Spears trondit me deklaratën
Foto: “Merrte ilaçe shumë të forta, kishte halucinacione”, ish-truproja e Britney Spears trondit me deklaratën

Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje, ka folur dhe truproja, i cila punoi në sigurinë e këngëtares Britney Spears, Fernando Flores.

Ai tregoi për “The Sun” efektet që patën barnat antipsikotike të yllit pop, të cilët u detyruan të merrnin.

Për një kohë, ajo po merrte ilaçe aq të forta me recetë sa që përfundimisht kishte halucinacione. Ata ishin ilaçe antipsikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes së bashku. Sa herë që i konsumoi, ajo fliste për universet paralele”-tha Flores.

Teksa po lufton për lirinë e saj, këngëtarja ka siguruar një fitore të vogël pasi gjykatësja i dha leje për të zgjedhur ajo vetë avokatin gjatë seancës gjyqësore.

Kështu, duket se Britney po fiton pak nga pak pavarësinë e saj dhe në rrjete sociale ka hedhur një thumb që njerëzit mendojnë se e ka me motrën e saj, e cila i doli së fundmi publikisht në mbrojtje. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që ta ketë edhe me persona të tjerë të afërm, që më herët s’kanë bërë asgjë për ta ndihmuar pavarësisht se kanë parë situatën e saj.

Nuk ka asgjë më të keqe se një situatë ku të dashurit tuaj, të cilët kurrë nuk kanë qenë atje për ju, papritmas flasin dhe ju japin mbështetje publike. Nuk ka asgjë më të keqe se kaq! Si guxojnë të thonë diçka të tillë? A u përpoqën të më ndihmonin atëherë kur më duhej më shumë? Si mund të thuash vetëm tani publikisht sa të intereson? Pse nuk më dhe një dorë ndihme kur isha duke u mbytur? Jo!”- shkruan ajo ndër të tjera, duke u shprehur se i vjen keq që disa persona do ta gjejnë veten në këtë shkrim dhe i kërkon t’ia kursejnë hipokrizinë.