Makina merr flakë në lëvizje, shpëton mrekullisht shoferi 22-vjeçar

Një mjet tip “Fiat” ka marrë flakë në lëvizje. Policia e Lezhës sqaron se makina është djegur rreth orës 20:10 në afërsi të fshati Rraboshtë.

Automjeti drejtohej nga 22-vjeçari me iniciale K.Ll., banues në Ishull Shëngjin, i cili mrekullisht ka shpëtuar.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.