Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës Kamëz-Tiranë

Një autobus që kryente shërbimin urban në Tiranë ka marrë flakë në orët e pasdites.

Autobusi mësohet se i përkiste linjës Kamëz-Tiranë.

Urbani ka marrë flakën në pjesën e pasme të tij.

Ky incident ka bërë që për disa çaste të bllokohet qarkullimi i automjeteve në njërin aks në “Bulevardin Blu” të Kamzës./apel.media