Merr flakë makina në Llogara, dyshohet nga…

Një automjet me drejtues një shtetas nga Prishtina si pasojë e një defekti teknik është përfshirë nga flakët në Llogara.

Sipas policisë ka vetëm dëme materiale ndërsa shoferi ka mundur të shpëtojë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.