Merkel/ Javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot nga Izraeli se javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Merkel e cila ndodhet në Izrael për një vizitë lamtumirë...
Merkel/ Javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin
Foto: Merkel/ Javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot nga Izraeli se javët e ardhshme janë përcaktuese për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Merkel e cila ndodhet në Izrael për një vizitë lamtumirëse, fillimisht u takua me kryeministrin izraelit Naftali Bennet dhe më pas mori pjesë në takimin special të kabinetit të qeverisë izraelite.

Merkel dhe Bennett në një konferencë për media që zhvilluan më pas bënë vlerësime lidhur me rendin e ditës.

Kancelarja gjermane theksoi se javët e ardhshme janë përcaktuese në aspektin e të ardhmes së marrëveshjes bërthamore të Iranit. “Iranit dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë se duhet të kthehet menjëherë në tryezën e negociatave”, tha ajo.

Më tej Merkel shtoi se edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping kanë përgjegjësinë për të ndihmuar që Irani të kthehet në tryezën e negociatave.

Ndërsa Bennett pretendoi se programi bërthamor i Iranit ka arritur në “pikën më të avancuar të deritanishme” dhe përsëriti se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të posedojë armë bërthamore.

Duke mbrojtur idenë e tij se pamja e rajonit dhe botës do të ndryshojë nëse Irani posedon armë bërthamore, Bennett tha se “(Posedimi i armës bërthamore nga Irani) për ne nuk është problem strategjik, por problem ekzistence”.

Pas takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm, Yair Lapid, Merkel do të marrë pjesë në darkën e organizuar në nder të saj nga kryeministri Bennett.