Merkel: Bashkëpunimi rajonal, ide e pranuar nga BE. Zemra ime rreh për Ballkanin Perëndimor

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzoi Shqipërinë për përparimin e bërë viteve të fundit.

Ajo shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

“Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e Ballkanit Perëndimor kam pasur kënqësinë që prej idesë së 2014-s për inicinim e një procesi prej tij, ka rezultuar shumë e suksesshme. Kryetarë të qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njëri tjetrin. Së dyti i tërë bashkëpunimi, në të gjitha dimensionet është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshmem, kemi folur po ashtu për projekte infrastrukturore në të cilët shihen rezutlatet e para”, tha Merkel.

Një temë tjetër rreth së cilës ata kanë folur ka qenë edhe bashkëpunimi rajonal.

“Përshëndes dhe përpjekjet e tregut të përbashkët rajonal. Sot ne kemi rënë dakord sa më shumë të bashkëpunopjnë në këtë. Procesi i Berlinit nuk është zëvendësues për anëtarësim në BE, negociatat do të zhvillohen për secilin prej vendeve, që kanë statuse të ndryshme. Në secilin prej këtyre shkallëve të ndryshme, por paralelisht mund të vijohet edhe bashkëpunimi rajonal. Kishte një diskutim konstruktiv, unë do të vijoj bisedat rajonale me shefet e qeverive të vendeve të rajonit. Më datën 6 tetor do të takohemi sërish, shpesoj që deri atë herë të kemi arritur progres.

Fakti që unë jam e bindur që Gjermania ka një interes të vetin në anëtaresimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE. Nëse ju takoheni, kjo është e drejta juaj. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe përse nuk do kem mundësi të vesh të njëjtën detyre. Ndosha do me ngacmojë, dielli të vij”, tha Merkel.